75 Mall Live Search
22:43 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Gjesti human i këngëtarit të njohur, befason fëmijët e sëmurë

Pacientët dhe stafi i Spitalit të Fëmijëve në San Antonio morën befasinë më të madhe kur askush tjetër përveç këngëtarit, Justin Timberlake u paraqit për një vizitë!

Ylli pop i muzikës, 37 vjeçari, ishte  në qytet për një shfaqje në kuadër të turnout të tij ‘Man of the Woods’ kur vendosi për një vizitë në qendrën shëndetësore të San Antonio-s, të premten pasdite përpara koncertit të tij të së shtunës, shkruan Indeksonline.

“Është e mrekullueshme. Fëmijët janë aq të fortë. Është frymëzues, ” tha Timberlake në një video të shprëndarë në mediat sociale, ndërsa ishte në spital.

Fotot u shfaqën në Twitter dhe Instagram pas paraqitjes së muzikantit artje,  ku ai shihet me pacientët dhe anëtarët e stafi.

Timberlake ndihmoi edhe një pacient të festonte një moment të rëndësishëm, duke goditur një zile bronzi, një traditë në spital për të festuar këshru përfundimin e një raund të fundit të kimioterapisë./Indeksonline/