Gjesti i Depay-t bëri Federatën braziliane të vendosë rregulla të reja

Memphis Depay mori vëmëndje për një veprim të tijin në ndeshjen ndaj Palmeiras.
Depay, në këtë ndeshje kishte kërcyer mbi top, duke shkaktuar përleshje mes lojtarëve në finalen e Campeonato Paulistas.
Kjo gjë bëri Federatën braziliane të Futbollit (CBF), të vendoste rregulla të reja rreth kësaj, duke thënë se kush do që bën këtë veprim ndëshkohet me karton të verdhë.
“Me përshëndetjet tona më të mira, ne do të donim të shfrytëzojmë këtë rast për të trajtuar një çështje të spikatur në futbollin brazilian dhe atë të Amerikës së Jugut që, në teori, ka një ndikim negativ në sportin tonë,” thuhet në një letër të CBF-së drejtuar presidentëve të klubeve (nëpërmjet ESPN Brasil )./IndeksOnline/