75 Mall Live Search
14:45 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjesti i elefantit që dëshmon dashurinë e nënës ndaj të voglit të saj

Një elefant i vogël ngeci në një gropë të mbushur me ujë për disa minuta, ku u rrëzua me shpinë.

Nëna e tij ishte e vetme me të dhe po sillej e po pështillej duke kërkuar ndihmë që të nxjerr të voglin nga gropa, transmeton Indeksonline.

Derisa pak metra më larg ishin disa luanë që po prisnin të kapnin diçka për gjah.

Nëna njëherë provoi ta nxjerr elefantin e vogël vet, por në pamundësi që të bëj diçka, ajo thërret elefantët tjerë që kaluan andej pari.

Një turmë elefantësh gjigantë erdhën dhe u munduan që ta nxjerrin të voglin, por kot, nuk arritën.

Pavarësisht tentimeve jo një herë, por disa herë radhazi, ata nuk mundën të bëjnë asgjë dhe u dorëzuan.

Vetëm nëna nuk hoqi dorë nga përpjekja. Ajo deri në momentin e fundit u mundua me mish e me shpirt, derisa arriti ta largoj të voglin nga gropa.

Elefantët tjerë kur panë aktin, u kthyen dhe e përgëzuan elefantin për gjestin që bëri. /Indeksonline/