75 Mall Live Search
15:13 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Gjesti i komentatorit shqiptar, Sinani: Ata që ofendojnë shqiptarët nuk meritojnë të thirren në emër

Gjesti i mospërfilljes së emrit të Stojançe Stoilovit nga komentatori i TVM, Mustafa Ademi gjatë ndeshjes hendbollistike mes Maqedonisë dhe Japonisë është shoqëruar nga një llum reagimesh.

Përmes një reagimi në rrejtin e tij social Facebook, gazetari dhe opinionisti i njohur nga Shkupi, Naim Sinani ka shprehur mbështetje të hapur për komentatorin sportiv, Mustafa Ademi, i cili sipas Sinanit ka dëshmuar profesionalizëm të lartë dhe respekt për shikuesit, transmeton Indeksonline.

Sa i përket reagimeve nga mediat maqedonase, Sinani thekson se në vend që këta të fundit të kritikojnë gjestin jo sportiv të hendbollistit që injoroi gjuhën shqipe pak ditë më parë gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve, ata merren me Ademin i cili ka kryer vetëm detyrën e tij.

Komentatori Ademi morri mbështetje edhe nga kryeredaktorja, Migena Gorenca e cila theksoi se qëndron pas gjestit në fjalë të komentatorit.