Gjesti i madh i Lovren, lëshon hotelin e tij për kroatët e pastrehë nga tërmeti

Ylli i futbollit kroat, Dejan Lovren ka bërë një gjest për lavdatë pas tërmetit që ndodhi në vendlindjen e tij.
Ish-ylli i Liverpoolit, aktualisht futbollist i Zeniti ka lëshuar hotelin e tij për të pastrehët në Kroaci.

Hoteli luksoz i Lovren që ndodhen në ishullin kroat Pag ka 17 dhoma apartamentesh dhe është një nga më luksozët në këtë zonë.

Pas lajmërimit të Lovren për ofrimin e hotelit të tij, menjëherë janë lajmëruar 16 familje të pastrehë që do vendosen menjëherë atje./Indeksonline/
