11:04 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjesti i madh i Papës, iu jep leje qëndrim fëmijëve të ardhur nga Siria e Libia

Papa Françesku u ka dhënë leje për qëndrim të përhershëm në Vatikan tetë fëmijëve emigrantë. Papa është njoftuar me fëmijët në parakalimin e tij në sheshin e Shën Pjetrit.

Vatikani tha se disa nga fëmijët kishin ardhur në Itali në një varkë emigrimi disa muaj më parë, ndërsa të tjerët arritën me 29 prill me familjet e tyre nëpërmjet një korridori humanitar.

Fëmijët që iu është dhënë lejeqëndrimi janë kryesisht nga Siria, Libia, Nigeria e Kongo.

Papa ka patur përplasje me qeverinë e Italisë për temën e emigrantëve duke kritikuar shtetin për moslejimin e strehimit të tyre. /Indeksonline/