21:20 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjesti i madh i Ramush Haradinajt, kur Fadil Ferati ishte i sëmurë rëndë

Ramush Haradinaj mbetet një nga politikanët me popullaritet të lartë individual. Kryeministri i Kosovës në detyrë ka arritur ndër vite që të mbajë raporte konstante me liderët e partive rivale në skenën e politikës kosovare.

Një gjest njerëzor i Haradinajt kishte ndodhur në zgjedhjet e fundit kur Fadil Ferati ishte zgjedhur kryetar i Istogut. Ish nënkryetari i LDK-së kishte mësuar se ishte prekur nga një sëmundje e rëndë.

Por pavarësisht sëmundjes, Fadil Ferati ishte zgjedhja e parë e LDK-së në Istog, pasi gëzonte përkrahje të madhe qytetare. Atëbotë, po mbahej fushata parazgjedhore, kur Ferati pavarësisht sëmundjes, shpresonte të ishte fitimtar në dy gara, atë kryesore të jetës, dhe si kryetar i Istogut.

Image result for ramush haradinaj

Ramush Haradinaj kishte marrë udhën në Istog për tubimin zgjedhor të AAK-së, kur kishte takuar në ketë qytet të ndjerinFadil Ferati. Haradinaj kishte parë gjendjen jo të mirë shëndetësore të ish-kryetarit Ferati dhe kishte vendosur që mos të mbante fare tubimin zgjedhor në Istog.

Ai kishte telefonuar zyrtarët e AAK-së në Istog dhe iu kishte thënë që të bojkotojnë tubimin zgjedhor ngase nuk mund të rivalizonte Fadilin e sëmurë, dhe aq të dashur nga populli. Këtë ia kishte kumtuar edhe vetë Fadil Feratit i cili ishte ndier i respektuar për këtë gjest.

Image result for fadil ferati

Mirëpo, Fadil Ferati e kishte shperblyer gjestin e Haradinajt, pasi që pas zgjedhjeve e kishte marrë partinë e tij për bashkëqeverisje lokale në Istog. Naim Imerajt i ishte besuar posti i nënkryetarit të komunës.

Sot janë bërë 10 vite nga vdekja e Fadil Feratit. Ai do të mbahet mend si një burrë i urtë e kryetar model në Istog./Indeksonline/