75 Mall Live Search
20:20 / E Premte, 22 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Gjesti i mirë i Ganimete Musliut, falenderon gratë që kujdesen për mirëmbajtje në Kuvend

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Muslliu, ka faleminderuar gratë që kujdesen për mirëmbajtje në Kuvend.

Musliu përmes një postimi në facebook ka thënë se shoqëria jonë duhet ta kuptoj rolin dhe rëndësinë e tyre.

Tutje ajo shtoi se duhet ti trajtojmë me dinjitet dhe respekt./Indeksonline/

Postimi i plotë:

NJË KAFE FALENDERIMI PËR FUNDVIT!

Një takim i ndjerë e shumë i këndshem sot me gra të  ndershme e punëtore, për ti falenderuar për punën e përditshme që ato bëjnë.

Këto zonja  të cilat punojnë me përkushtim cdo ditë në sektorin e mirëmbajtjes së Kuvendit i takoj cdo ditë në ambientet e Kuvendit dhe me mirënjohje përkulem para përkushtimit dhe vullmetit të tyre për punë.

Shoqëria jonë duhet ta kuptoj drejt rolin dhe rëndësinë e tyre në punën e jetën tonë të përditëshme. Ti trajtojmë me dinjitet e respekt dhe ti vlersojmë e të tregojmë sa të rëndësishme janë sepse jo rrallë në vendin tonë puna e tyre përveç që nuk respektohet e vlërsohet, ndodhë që edhe përbuzet e stigmatizohet.

Unë sot kalova momente të paharruara me to dhe duke uruar që të kenë shendet e mirëqenje në vitin 2024 u përshendetem për të vazhduar secila në punët tona.

Një fjalë e urtë thot; “Në qoftë se bukën e ke nxjerrë me punë të ndershme, mos u druaj ta hash edhe në mes të rrugës”.