08:53 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / L K

Gjesti i rrallë i futbollistit afrikan, i kërkoi fanelën Haalandit pa u kryer ndeshja

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë në Champions League në mes të Manchester Cityt dhe Young Boys ka sjellur një moment jo të zakonshëm.

Mbrojtësi i skuadrës zvicëriane, Ali Camara i ka kërkuar fanelën Erlind Haaland pas pjesës së parë.

Ky gjest po përcillet me kritika të mëdha në mediumet zvicëriane.

Trajneri i Young Boys ka patur një përgjigje qesharake sa i përket këtij rasti.

“Ne nuk e dimë se kush e pyeti kë për fanellën,” tha me shaka trajneri i YB Raphael Wicky./Indeksonline/