75 Mall Live Search
11:24 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / B O

Gjesti i shëmtuar i basketbollistit serb në NBA, pritet t’i kushtojë rëndë

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë në NBA në mes të Denver Nuggets e Miami Heat është ndërprerë mbrëmë për disa minuta. Shkak për këtë është bërë një veprim josportiv i basketbollistit serb, Nikola Jokic.

Qendra e Denver e ka goditur më bërryl nga mbrapa yllin e Miami, Markieff Morris. Në “Ball Arena” u krijua tollovi dhe përplasje mes dy skuadrave pas gjestit të ulët të basketbollistit serb.

26 vjeçari serb pritet të marr dënim të rëndë në NBA për gjestin e ulët./Indeksonline/