75 Mall Live Search
10:37 / E Martë, 14 Qershor 2022 / B O

Gjesti i tenistes ruse ndaj rivales ukrainase bëri xhiron e botës

Në Berlin po zhvillohet një turne WTA dhe nuk do të arrinte shumë te publiku sikur të mos ishte një gjest i tenistes ruse Daria Kasatkina. Një gjest ferpleji që ka bërë xhiron e botës.

Në fakt, gjesti i saj korrekt u bë i njohur pasi në anën tjetër të rrjetës ishte një teniste ukrainase, Angelina Kalinina.

Në një moment, ukrainasja ra në tokë pasi përdridhi kyçin e këmbës dhe menjëherë në ndihmë i doli rusja Kasatkina, duke i ofruar akull.

Publiku e pëlqeu këtë gjest në një kohë kur shteti i Kasatkinas – Rusia, ka nisur pushtimin e shtetit të Kalininas – Ukrainës.

Video e postuar në Tëitter, bëri xhiron e botës.

Në fund, rusja arsyetoi epitetin e favorites dhe fitoi meçin me 2:1 në sete (5:7, 6:3 dhe 6:1). VIDEO