75 Mall Live Search
11:39 / E Enjte, 09 Maj 2024 / G T

Gjesti i Viniciusit “irriton” tifozët e futbollit – tallej me Kimmich-un në fundin e ndeshjes

Real Madridi është finalisti i dytë pas Borussia Dortmundit – pasi mbrëmë eliminoi Bayern Munichun në “Santiago Bernabeu”.

Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet Vinicius Jr dhe Joshua Kimmich, shkruan Indeksonline

Futbollisti gjerman donte që kundërshtari i tij ta fillonte lojën më shpejt nga rivënja anësore, por braziliani bënte gjeste irrituese, madje priti derisa erdhi Luka Modric për t’ia lënë atij topin.

Në këtë video, sulmuesi i Kombëtares së Brazilit ka marrë komente të shumta negative.

Kujtojmë që Real Madridi në finalen e madhe të “Wembleyt” do të luaj ndaj Borussia Dortmundit më datën 1 qershor./Indeksonline/