75 Mall Live Search
12:11 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Gjesti i yllit polak, e lë Bundesligën, luan pa asnjë cent te skuadra ku e filloi karrierën

Ylli i njohur polak, Jakub Blaszczykowski ka bërë një gjest shumë të çmuar. Ish ylli i Borusia Dortmund e ka zgjidhur kontratën me skuadrën gjermane, Wolfsburg për tu rikthyer në Poloni te skuadra ku e filloi karrierën, Wisla Krakoë.

Kuba ka vendosur që të ndihmojë edhe financiarisht skuadrën polake duke marrë kredi prek 310 mijë eurosh për ta nxjerrur nga kriza financiare këtë skuadër.

Blaszczykowski ka pranuar që të luaj pa asnjë cent te Wisla. Mesfushori i njohur e kishte ndihmuar edhe më parë këtë skuadër financiarisht duke mos e lejuar të falimentojë./Indeksonline/