75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 22 Maj 2025 / AR

Gjesti ia sheh hairin “Big-Brotherit”, nis investimet në shtëpinë e tij në Pejë

Këngëtari nga Peja Gjesti, ka arritur të bënte për vete mijëra fansa kudo që ka shqiptarë.

Pasi fitoi çmimin e madh në “BBVA”, ka nisur të investojë dukshëm në shtëpinë e tij në Pejë, shkruan Indeksonline.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet shihet se investimin e parë e ka bërë te muri i shtëpisë.

Shumë ndjekës e kanë komplimentuar për këtë veprim, duke e quajtur vendim të duhur./Indeksonline/