Gjesti kap 2 milionë klikime, kënga po pëlqehet në masë të madhe

‘Ku mete’ titullohet kënga më e re e këngëtarit Gjesti.
Ky projekt i artistit, ka kapur shifrën e 2 milionë klikimeve në Youtube dhe atë për tre ditë.
Duke qenë se projekti ka një tematikë dashurie, aty ku e gjejnë veten shumë persona, përbën një arsye më shumë që kënga të ‘shpërthejë’ me klikime.
Natyrisht, suksesi i Gjestit nuk ndalet këtu, por, është një mjet motivues për projekte të reja.
E që lajmin për 2 milionë klikime në YouTube e ka bërë të ditur menaxheri i tij Samed Potera.