75 Mall Live Search
16:40 / E Diele, 17 Maj 2026 / AR

Gjesti publikon pamje nga xhirimet e klipeve, shihet bashkë me Gimbon

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka ndarë me ndjekësit momente speciale nga prapaskenat e xhirimeve të projektit të tij të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai publikoi pamje të energjisë dhe atmosferës gjatë punës për xhirimet e klipeve bashkë me Gimbon dhe ekipen realizuese, duke dhuruar një pamje të veçantë, shkruan Indeksonline.

Gjest gjithashtu festoi arritjen e mbi 10,000,000 streams për EP-në e tij, duke falënderuar fansat për mbështetjen e pakursyer:

“Shume dashni e energji u jep, e falemnderit secilit qe pe don e pe ngon. Ju du fort…vec sa ja kena nis 😏❤️‍🔥❤️‍🔥❤️‍🔥❤️‍🔥”, shkroi ai./Indeksonline/