75 Mall Live Search
09:41 / E Diele, 08 Qershor 2025 / Gj. Sh

Gjesti puth Eglin gjatë koncertit (Video)

Mbrëmë në koncertin e tij, Gjesti dhuroi një spektakël të paharrueshëm për një audiencë të madhe

Gjatë një momenti special të koncertit një fanse i dhuroi Gjestit një bluzë, ku shfaqej një fotografi e tij së bashku me Eglin. Më pas publiku filloi ta thërrasë me entuziazëm që ai ta puthte Eglin.

Gjesti u përgjigj “Kjo duhet me u bë me ndjenja, jo veç ashtu”.

Megjithatë pas këtyre fjalëve ai e puthi Eglin, duke ndezur menjëherë dyshimet dhe kuriozitetin e të gjithëve që ishin aty dhe jo vetëm.

Kjo puthje jo vetëm që emocionoi publikun, por ngriti edhe pyetjen e madhe, A është kjo një shenjë e qartë që romanca mes Gjestit dhe Eglin vazhdon ende?