Gjesti shfaqet nga livadhet e fshatit, i “grah” punës

Gjesti është duke përjetuar vrullshëm famën, por pa i harruar rrënjët e tij.
Këngëtari nga Peja ka kaluar dje pasditën në fshatin e tij të lindjes, Pavlan, shkruan IndeksOnline.
Ai është shfaqur duke drejtuar traktorin në një livadh përplot me duaj të sanës, teksa këndon këngën më të re të tij, “Veshu Ndrequ”.
Artisti më vonë ka publikuar edhe një moment të rëndomtë që përfaqëson shumicën e familjeve shqiptare, kur dikush është i uritur.
Teksa kërkon ushqim për të ngrënë, nëna e tij e lut me suxhuk, vezë e speca./IndeksOnline/