75 Mall Live Search
14:19 / E Enjte, 06 Mars 2025 / AR

Gjesti shpërthen ndaj banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtëve!

Një debat i ashpër ka shpërthyer brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku reperi kosovar Gjesti ka përdorur një gjuhë të ashpër dhe provokuese, duke shkaktuar pakënaqësi mes banorëve dhe audiencës që ndjek spektaklin.

Gjatë një përplasjeje në oborr, Gjesti ka thënë disa terma dhe shprehje të papërshtatshme, disa prej të cilave janë konsideruar nxitëse të dhunës edhe pse të thëna me një ton humoristik.

Ju degjeneroj, ju mbys krejtëve rend, ju shkeli, jeni të vegjël për mua – ka thënë Gjesti gjatë kulmit të debatit, duke i drejtuar këto fjalë banorëve të tjerë.

Këto deklarata kanë shkaktuar reagime të forta brenda shtëpisë, duke i bërë disa banorë të ndiheshin të kërcënuar dhe të fyer nga gjuha e përdorur prej tij.

Ndërkohë, audienca jashtë ka shpërthyer në komente të ndryshme, si edhe kanë kërkuar për të marrë masa ndaj sjelljes së artistit.