75 Mall Live Search
10:42 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / k.v

Gjeti 4 mijë euro/ Qytetari dorëzon të hollat në Policinë e Prizrenit

Një qytetar nga fshati Pataqan, Komuna e Rahovecit, me inicialet E.I., ka gjetur një kuletë me shumë prej mbi 4000 eurosh, si dhe dokumente personale.

Ai menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren.

Personit që i ka humbur kuleta ishte E.M., nga fshati Nushpall i Rahovecit.
Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin E.I., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë.