75 Mall Live Search
11:50 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Gjeti pamjet ku gruaja e tradhtoi me shokun e ngushtë, e gjuan me armë në sy të fëmijëve

Një burrë ka shtënë me armë në drejtim të bashkëshortes dhe prindërve të saj pasi zbuloi një video-xhirim ku ajo po kryente marrëdhënie me mikun e tij më të mirë.

William Brian Stiwell, 39 vjeç, hapi zjarr ndaj tre anëtarëve të familjes para binjakëve pesëvjeçare të pikërisht në ditën e Vitit të Ri në Melburn të Floridës.

Sipas policisë, në një telefonatë drejtuar emergjencës gruaja, Mona dëgjohet duke u thëne binjakëve se i donte shumë para se ajo të qëllohej.
Fëmijët e vegjël, një djalë dhe një vajzë, gjithashtu u dëgjuan duke iu lutur babait të tyre që të ndalojë të shtënat në drejtim të nënës së tyre.

Tutje në këtë thirrje emergjente, Stillwell mund të dëgjohet duke akuzuar gruan e tij për mashtrim ndaj tij.

Stiwell i tha policisë se ai pa një video të gruas së tij duke bërë seks me mikun e tij më të mirë, transmeton Indeksonline.

Pavarësisht të shtënave dhe gjithë tollovisë, gruaja gjendet në spital dhe tashmë ajo do të transferohet në shtëpinë e prindërve pasi çifti u ndanë./Indeksonline/