75 Mall Live Search
10:12 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / G T

Gjeti sponsor për ta sjellë lojtarin shqiptar te Hajduku, Kaliniq tregon pse dështoi transferimi i Lindon Selahit

Nikola Kaliniq i ka shpalosur të gjitha pas largimit nga Hajduk Spliti, ku mbante pozitën e drejtorit sportiv.

Duke treguar arsyen, ai përmendi edhe një transferim të dështuar – që kishte emrin e një lojtari shqiptar, shkruan Indeksonline

Kaliniq kishte në plan për ta sillte në skuadër Lindon Selahin, mesfushorin shqiptar i cili po shkëlqen te Rijeka, në Kroaci.

Ish-sulmuesi i shumë skuadrave kishte gjetur një sponsor edhe pse nuk ishte puna e tij, vetëm për ta transferuar mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë.

“Kam gjetur një sponsor për të sjellë Lindon Selahin, edhe pse kjo nuk ishte puna ime. Doja të ndihmoja Hajdukun, por klubi nuk u pajtua me këtë. Ata janë duke shkuar në drejtim të gabuar”, u shpreh Kaliniq i cili tashmë ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit sportiv

Kujtojmë që Lindon Selahi ka kontratë me Rijekan deri në vitin e ardhshëm (2025). Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 3 milionë euro./Indeksonline/

BalkanScout on X: "Lindon #Selahi is expected to extend his contract  tommorow. He will be back with squad." / X