07:16 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjetja e dy trupave të vdekur në Obiliq, ja çka dihet deri tani (Foto)

Mbrëmjen e djeshme, në Babimovc të Obiliqit janë gjetur dy trupa të vdekur.

Policia kishte konfirmuar për “Indeksonline” se bëhet fjalë për dy persona të nacionalitetit serb, një mashkull e një femër.

“Me date 08.01.2018 rreth ores 20:45 ne fsh. Babimovc-Obiliq ne nje shtepi jane gjetur dy persona (nje mashkull dhe nje femer) te nacionalitetit serb, te vdekur. Ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimave, ndersa njesitet policore jane vendin e ngjarjes duke u marr me rast”, kishte bërë të ditur zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.

Ndërkaq, siç raporton kallxo.com, policia ka qëndruar me orë të tëra në oborrin e shtëpisë ku janë gjetur trupat, për të hetuar rastin.

Ata nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me ngjarjen e cila ndodhi mbrëmë rreth orës 20:45.

Vdekjen e personave e kishte konstatuar ekipi kujdestar. /Indeksonline/