75 Mall Live Search
12:53 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Gjetja e mbetjeve mortore në Lipjan, Policia jep detajet

Dje, në Lipjan dy persona kanë gjetur disa mbetje mortore, njofton Indeksonline.

Sipas Policisë së Kosovës, mbetjen janë gjetur në vendin ku është gërmuar për nxjerrjen e dheut për ndërtimin e një ndërtese.

Dy ankues meshkuj K/Shqiptar kanë raportuar,  se në vendin ku është  gërmuar për të nxjerrë dheun për ndërtimin e një ndërtese, ka hasur në mbetje mortore. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë mbetjet mortore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/