Gjetja e vogëlushit, pamje nga operacioni i kërkimshpëtimit

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se operacioni i kërkimshpëtimit në Gjilan ka përfunduar me sukses.
Alpi që ishte në kërkim është gjetur dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në një deklaratë për media, SHKKSH-ja falënderoi të gjithë qytetarët, vullnetarët dhe institucionet që u mobilizuan dhe kontribuan në këtë operacion.
“Bashkë treguam edhe një herë fuqinë e solidaritetit dhe përkushtimit”, thuhet në njoftim, ku u publikuan edhe pamje.