75 Mall Live Search
19:45 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gjetja “kreative” e kësaj vajze, maskën e përdor si lidhëse flokësh

Qytetarët e vendit tonë, tash e pesë muaj po ballafaqohen me pandeminë COVID-19.

E, numri i shtuar i rasteve pozitive ka bërë që Qeveria e Kosovës, ta bëj obligative vendosjen e maskave, një nga masat për parandalimin e përhapjes së virusit.

Por, maskat po gjejnë zbatim edhe për forma të ndryshme, një vajzë në linjën e autobusit Skenderaj-Prishtinë, sot maskën në vend se në fytyrë, e ka vëndosur për t’i kapur flokët.

Këtë fotografi e ka bërë gazetarja Albijona Hoxhaj e cila ka shkruar:

“Tash në bus po i lidhshin flokët me maskë. Secili ma “kreativ” se tjetri”./Indeksonline