75 Mall Live Search
09:03 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / P M

Gjendet një mjet i dyshimtë gjatë punimeve në Rahovec, intervenon FSK-ja

Dje rreth orës 11:05, në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshimtë shpërthyes.

Sipas informatave, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një mashkull kosovar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, për të cilin dyshohet se ishte granatë dore. Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e perimetrit për të shmangur ndonjë rrezik për qytetarët.

Rr. ‘Bekim IsmaÇ, Rahovec / 16.12.2025 – 11:05. Është raportuar se gjatë punimeve me ekskavator ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer (dyshohet për granatë dore). Njësiti policor ka   bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të kontrolluar e ka bërë shpërthimin e mjetit”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/