08:07 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjidhënia në publik tani është legale në çdo shtet amerikan

Gratë vazhdimisht janë kritikuar për gjidhënien në publik- mirëpo që nga tani një gjë e tillë është krejtësisht legale në çdo shtet të Amerikës.

Për vite kanë qenë vetëm dy shtet-Utah dhe Idaho, që nuk kishin ligje për mbrojtjen e nënave që kishin nevojë të kryejnë gjidhënien në publik. Mirëpo, me legjislacionin e ri edhe këto dy vende e kanë rregulluar këtë gjë, përcjell KosovaPress.

“Një grua e ka të lejuar t’i jap gji fëmijës në çdo vend në publik”, thuhet në ligjin  e ri, pasi u largua pjesa që i lejonte gruas që ta kishte gjirin e zbuluar gjatë gjidhënies.

Me disa paqartësi të vogla, tani është zyrtarisht legale gjidhënies në 50 shtetet amerikane. Amerika u bashkohet Britanisë së Madhe, Australisë në mbrojtjen që ato sigurojnë për nënat ushqyese.