75 Mall Live Search
23:22 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gjigantët bëhen bashkë për ta kallur atmosferën në New York

Me 23 Nëntor ditë e Shtune, për disponimin e shqiptarëve në New York do të kujdesen legjenda Sabri Fejzullahu bashkë me Ermalin, reperët Ledri Vula si dhe Mc Kresha dhe Lyrical Son, shkruan Indeksonline.

Ata do të jenë atje për ta ndezur atmosferën për shqiptarët e shumtë që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeja do të mbahet në New York, në ‘Melrose Ballroom’ dhe pritet të mbretërojë një atmosferë fantastike, duke parë artistët që pritet të performojnë. /Indeksonline/