Gjigantët e rrjeteve sociale paditen nga BlackBerry
BlackBerry ka ngritur padi ndaj rrjeteve të famshme sociale, Facebook, Instagram e WhatsApp. Kompania amerikane pretendon se kompanitë rivale i kanë kopjuar aplikacionin e BlackBerry Messenger.
Në padinë e kompanisë thuhet se mbrojtja e aseteve dhe pronësisë intelektuale është puna e çdo CEO.
Shuma që kërkon kjo kompani thuhet të jetë shumë e lartë. Më herët e njëjta kompani kishte paditur Nokian për shkelje të patentave në rrjetet 3G dhe 4G./Indeksonline/