Gjigantët nga Premierliga i vihën pas talentit të Barcelonës
Talenti i ri i Barcelonës – Pedro Fernandez, i njohur më mirë si Dro, ka tërhequr vëmendjen pasi bëri dy paraqitje për ekipin e parë të katalanasve në moshën 17 vjeç.
Performancat e tij kundër Real Sociedad dhe Olympiacos treguan shkëndija të një klasi të jashtëzakonshëm që nuk kaluan pa u vënë re në tregun e transferimeve.
Edhe pse mesfushori ka një kontratë me “blaugranët” deri në vitin 2027 dhe klubi tashmë ka një plan për të ardhmen e tij, potenciali i tij i lartë e bën atë një kafshatë të shijshme për një numër ekipesh evropiane.
Sipas informacionit nga gazetari anglez Alan Nixon, një nga klubet që po monitoron nga afër situatën është West Ham.
“Çekanët” janë në një krizë serioze dhe po kërkojnë zgjidhje urgjente.
Ekipi londinez po përjeton një fillim të tmerrshëm të sezonit në Premier League dhe është në vendin e parafundit në renditje.
Skautët e West Ham kanë monitoruar nga afër performancat e Dro dhe klubi tashmë po përgatit një ofertë për t’ia dërguar Barcelonës në merkaton e dimrit.
West Ham dëshiron të veprojë shpejt për të shmangur rritjen e pritur të çmimit të talentit të ri në muajt e ardhshëm.
Vlera e tregut të Dros aktualisht vlerësohet në 5 milionë euro sipas portalit të specializuar “Transfermarkt”.

