12:55 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Gjiganti anglez e do për trajner Ernesto Valverden

Trajneri i njohur, Ernesto Valverde që nga koha kur u largua nga Barcelona, është i papunë.

Por, duket se në këtë verë, Valverde mund të udhëheq një ekip, transmeton Indeksonline.

Sipas Fabrizio Romano, skuadra e Tottenham ka filluar bisedimet me Valverden.

Londinezët janë në kërkim të një trajneri të ri që nga koha kur e shkarkuan Jose Mourinhnon.

Valverde është një nga emrat që ka hyrë në listën e bordit të Tottenham.

Bisedimet kanë filluar por nuk janë ende të avancuara./Indeksonline/