75 Mall Live Search
21:24 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gjiganti anglez transferon mesfushorin brazilian, Allan

Mesfushori brazilian, Allan nuk do të jetë pjesë e Napolit sezonin e ardhshëm.

“Sky Sports” dhe Fabrizio Romano raportojnë se Everton ka arritur marrëveshje me Napolin për transferimin e Allan, transmeton Indeksonline.

Transferimi i brazilianit do t’i kushtoj Evertoni 25 milionë euro plus bonuset.

Allan ka kohë që ka prishur raportet me drejtuesit e Napolit dhe po e kërkonte largimin./Indeksonline/