Gjiganti evropian e shkarkon trajnerin

Alfred Schreuder është shkarkuar nga roli i tij si trajner i Ajaxit. Barazimi i arritur mbrëmë ndaj Volendam i ka kushtuar me punë trajnerit holandez.
Ajax ka fituar vetëm dy ndeshje që nga 1 nëntori dhe po kalon në formë tejet të dobët.
“Kontrata e trajnerit ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2024, por tani do të ndërpritet menjëherë. Pikët e shumta të humbura dhe mungesa e zhvillimit të skuadrës janë arsyet kryesore për këtë vendim. Drejtuesit e klubit nuk kanë më besim në bashkëpunimin e mëtejshëm” thuhej në njoftimin e Ajax menjëherë pas ndeshjes mbrëmë.
Ajax rënditet në pozitën e pestë tabelare me shtatë pikë më pak se lideri Feynord./Indeksonline/