75 Mall Live Search
22:35 / E Shtunë, 02 Maj 2026 / Gj Sh

Gjiganti gjerman rikthehet në Bundesligë pas tre viteve

Skuadra e madhe gjermane, Schalke 04 është rikthyer në Bundesligë.

Pas tre viteve qëndrim në Bundesliga 2, Schalke 04 sezonin e ardhshëm do të luaj në elitën e futbollit gjerman, shkruan IndeksOnline.

”Die Königsblauen” fituan sonte 1-0 ndaj Fortuna Dusseldorf duke siguaruar edhe matematikisht ngritjen në Bundesliga, duke u shpallur edhe kampion i Bundesligës 2.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund, Schalke 04 ka 67 pikë, nëntë më shumë se Paderborn./IndeksOnline/