Gjiganti i madh evropian afër transferimit të Albian Ajetit

Aventura e sulmuesit shqiptar, Albian Ajeti në West Ham duket se i ka ardhur fundi.
Sipas “STV”, Ajeti ka arritur marrëveshje me gjigantin e Skocisë, Celtic, transmeton Indeksonline.
Ajeti do të huazohet fillimisht, me mundësi të blerjes në fund të sezonit.
Ai u transferua në Londër verën e kaluar, por nuk arriti të shënoj gol për skuadrën e West Ham.
23 vjeçari së shpejti do të udhëtoj në drejtim të Skocisë për të bërë testet mjekësore./Indeksonline/