12:01 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Gjiganti i prodhimit botëror shumë shpejt vije të investojë në Kosovë

Deputeti i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka qenë në Austri, në takime me drejtuesit e gjigantit të prodhimit SWARCO.

Nga atje, Dreshaj ka njoftuar se drejtuesit e kompanisë shumë shpejt do të vijnë në Kosovë për investime.

Biznesmeni kosovar ka thënë se fabrika e SWARCOS do të jetë në Istog.

Kjo kompani e madhe tani feston 50 vjetorin e themelimit të saj, ndërsa është gjigant i prodhimit të sistemit të shënjimit të rrugëve.

“I lumtur dhe krenar që shumë shpejt në Kosovë do të sjell një gjigant të prodhimit.

Pata kënaqësinë që të bisedoj në Austri dhe të shoh nga afër punën e madhe që bën “SWARCO”.

Kompania e madhe evropiane dhe botërore është e interesuar të investoi në Kosovë.

U dakorduam që së shpejti të shohim terrenin dhe vendin ku pritet të jetë pika e re prodhuese edhe në Kosovë nga kjo kompani e madhe.

Sistemi më i ri botëror i shënjimit të rrugëve shumë shpejt do të prodhohet edhe në Kosovë.

Ky biznes është lajm shumë i mirë për Istogun (vendin ku do të ndërtohet fabrika) dhe Kosovën ngase “SëARCO” me të vërtetë është gjigant prodhimi që pikërisht tani ka mbushur 50 vite ekzistence.

Bashkë me Konstantin Schober dhe Artur Pesendorfer kemi bërë hapin e parë drejt këtij qëllimi të madh” shkruan Dreshaj në njoftimin në Facebook./Indeksonline/