75 Mall Live Search
19:32 / E Martë, 28 Tetor 2025 / MSH

Gjiganti kinematografik pushon nga puna rreth 1 mijë punëtorë

Paramount Skydance do të fillojë një raund të madh shkurtimesh vendesh pune me rreth 1,000 punëtorë që do të pushohen nga puna të mërkurën, raporton Reuters.

Shkurtimet e vendeve të punës, të cilat vijnë pas bashkimit prej 8.4 miliardë dollarësh midis Skydance Media dhe Paramount Global, do të ndikojnë afërsisht në 5% të punonjësve të Paramount, bazuar në fuqinë punëtore të saj para përfundimit të marrëveshjes.

Që nga dhjetori i 2024-tës, Paramount kishte gati 18,600 punonjës me kohë të plotë dhe të pjesshme, dhe 3,500 anëtarë stafi, të bazuar në projekte.

Mbetet të shihet se si do të ndikojë kjo gjë në përformancën e kompanisë.