16:59 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

‘Gjiganti’ Mayweather në bisedime për tu ndeshur me Khabib dhe McGregor në të njëjtën ditë

Floyd Mayweather ka folur me drejtuesin e UFC, Dana White për ndeshjen e Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, në ditën e njëjtë.

Për këtë foli vet Mayweather i cili tha “Unë madje fola për tu ndeshur me Khabib dhe Conor në të njëjtën ditë”.

Një ndeshje kundër Mayweather po e dëshiron edhe McGregor, i cili pas luftës kundër Cerrone u deklarua që Floyd është një njeri ‘qesharak’.

Floyd ishte larguar nga ky sport në gusht të 2017-ës pasi e mposhti McGregorin por një vit më vonë u kthye edhe për ndeshjen me kikboksierin Tenshin Nasukawa, luftë kjo nga e cila doli me fitore./Indeksonline/.