Gjiganti spanjoll pas Ziyech, ka gati ofertën
Klubi i madh spanjoll, Sevilla janë të gatshëm të bëjnë një lëvizje shkouese duke transferuar sulmuesin e Ajax, Hakim Ziyech.
Sipas të përditshmes holandeze “De Telegraaf”, Sevilla janë duke përgatitur një ofertë 30 milionë euro për Ziyech, transmeton Indeksonline.
26 vjeçari maroken pati një sezon fantastik në Holandë dhe në Ligën e Kampionëve.
Performancat e tij kanë marrë vëmendjen e top klubeve evropiane.
Ziyech ka kontratë me Ajax deri në vitin 2021./Indeksonline/