Gjiko album me 5 bashkëpunime, 17 këngë dhe me ‘cover’ fantastik (Foto)
Reperi Gjiko kishte bërë një apel të veçantë për fansat e tij teksa kishte kërkuar që të bënin shumë propozime për ‘Cover’ të albumit ku më i miri do të vendosej në atë të albumit më të ri dhe fituesi do të merrte shpërblim 500 euro.
Kjo gjë u bë, Gjiko tashmë ka vendosur coverin e ri të albumit, me ‘Energjiko’ përderisa kjo nuk është e vetmja.
Gjiko tashmë ka realizuar 17 këngë, që do të përfshihen në këtë super-album, shkruan Indeksonline.
Pas sukseseve të njëpasnjëshme me këngë solo, këtë herë ai ka krijuar një album të tërë, ndër to edhe pesë bashkëpunime.
Gjiko pritet që edhe nesër të publikojë surprizën e tij më të re, që s’dihet për çfarë bëhet fjalë./Indeksonline/