75 Mall Live Search
23:57 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjiko dhe Elita më romantikë se asnjëherë, fotografia e fundit e dëshmon!

Reperi Gjiko dhe prezantuesja Elita Rudi janë ndër çiftet më të pëlqyera dhe të komentuara në shtypin rozë.

Dashurinë e tyre, çifti gjatë këtij viti e kurorëzuan me martesë, transmeton Indeksonline.

Po ashtu gjatë këtij viti dyshja morën lajmin e lumtur se së shpejti do të bëhen prindër.

Që nga koha kur e bënë publik lajmin, Elita nuk e ka fshehur barkun e fryrë. Po ashtu dashuria e Gjikosë ndaj gruasë së tij nuk ka munguar në asnjë moment.

Kjo e dëshmon edhe fotografia e fundit që reperi e ka publikuar.

Ai është përkulur para Elitës për të puthur barkun e saj. Kjo foto romantike është pëlqyer shumë nga fansat e çiftit.

Në përshkrimin e fotografisë, reperi kishte shkruar “Djal a qikë?”.

Gjiko së fundmi publikoi projektin “Si Bakllava” me këngëtarin Butrint Imeri që u pëlqye shumë./Indeksonline/