75 Mall Live Search
23:43 / E Premte, 04 Korrik 2025 / FR

Gjiko dhe Elita më të lumtur se kurrë

Gjiko dhe Elita Rudi po shijojnë pushimet në Kroaci me familjen, duke shfrytëzuar kohën bashkë.

Reperi i njohur Gjiko dhe bashkëshortja e tij, prezantuesja e emisionit “The Elite Way”, Elita Rudi, po kalojnë disa ditë të bukura pushimi në Kroaci.

Çifti i njohur është bashkë me fëmijët e tyre, duke shijuar detin, diellin dhe bukuritë natyrore të bregdetit kroat.

Në disa postime në rrjete sociale, ata kanë ndarë momente të lumtura pranë familjes, duke treguar se po e shfrytëzojnë maksimalisht këtë periudhë për relaks dhe kohë të çmuar së bashku.