75 Mall Live Search
18:31 / E Shtunë, 06 Korrik 2024 / MSH

Gjiko dhe Elita nisin pushimet në Afrikë

Një nga çiftet më të dashura të shoubizit vendor, Gjiko dhe Elita Rudi, kanë nisur pushimet verore.

Dyshja kanë zgjedhur Afrikën e Jugut për të kaluar kohën bashkë, teksa pothuajse çdo pushim për ta është si një muaj mjalti i ri, shkruan Indeksonline.

Duke shijuar të dy sukseset individuale në karrierë, tani kanë ndarë kohë për të thelluar lumturinë e tyre më shumë.

Është Gjiko ai që ka ndarë fotografi në rrjete sociale, njëherë duke peshkuar e më pas duke lundruar në det.

Vëmendjen, sigurisht, e merr fotografia me Elitën, të cilën ai e quan “njeriun e tij të preferuar”./Indeksonline/