11:17 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjiko e Elita po e presin një bebush, dasma po troket (Foto)

Po bëhen dy vite që nga zyrtarizimi i lidhjes së reperit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi.

Dashuria e tyre kishte nisur por bujë të madhe bëri në momentin kur Indeksonline siguroj fotografitë e tyre në udhëtimin drejt Turqisë.

Kësisoj dashurinë që ata dy patën për njëri-tjetrin nuk e ndaluan për asnjë moment madje duke e kuruar edhe më bukur, me fejesë pikërisht në ditëlindjen e prezantueses.

Por jo vetëm kaq. Burime të sigurta të Indeksonline bëjnë të ditur se Elita është shtatzënë dhe se kanë mbetur edhe pak javë deri në dasmën e tyre.

Sigurisht dasma e dyshes do të jetë dasma e këtij vitit pasi të dy janë të njohur për publikun e gjerë dhe madje shumë të dashur.

Elita përpos që është shtatzënë thuhet se në shumë raste nuk po ndihet mjaft mirë dhe si pasojë e kësaj nuk po arrin të realizojë të gjitha emisionet në televizionin ku është tani.

Duhet përkujtuar që Elita është aktive në showbiz ndër vite dhe se bukuria e saj vetëm sa vjen e shtohet përderisa Gjiko është ndër artistët më krijues në vitet e fundit duke mos u ndalë për asnjë moment duke mbushur plot e përplot gjitha diskotekat.

Kështu që dyshes i mbetet vetëm të gëzojnë lumturinë dhe që dashuria e tyre të bëhet edhe më e madhe me ardhjen e fëmijës./Indeksonline/