75 Mall Live Search
09:42 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gjiko, ia shton koleksionit të tij të veturave një tjetër “Porsche”

Gjiko ka ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe është padyshim një nga reperët më të kërkuar në vend.

Reperi nga Peja falë këtij suksesi nuk i mungojnë as të ardhurat, të cilat i mundësojnë të bëj një jetë luksoze, shkruan Indeksonline.

Gjiko është një pasionant i makinave dhe gjëra të kushtueshme, kohë më parë ai zbuloi se ishte bërë pronar i një jahti, ndërsa tani koleksionit të tij ia ka shtuar dhe një veturë superluksoze.

Përmes një “InstaStory”, reperi ka zbuluar se ka blerë një tjetër makinë, këtë herë të tipit “Porsche”.

“Eja te babi vogëlush!”, ka shkruar Gjiko mbi imazhet ku shfaq makinën e re.

Ndryshe, pas një sezoni veror të stërngarkuar, Gjiko ka paralajmëruar se është në përgatitje të disa projektve radhazi./Indeksonline/