75 Mall Live Search
23:02 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjiko ia thotë në fytyrë, nuk i paska pëlqyer puthja e parë me Elitën

Elita Rudi ka realizuar “Vlog”-un e radhës, i cili ishte më ndryshe se të tjerët që ka bërë deri tani.

Moderatorja e njohur  këtë herë bëri një intervistë me bashkëshortin e saj, Gjikon.

Çifti i famshëm parashtruan pyetje për njëri-tjetrin duke treguar kështu më shumë detaje nga jeta e tyre private dhe përditshmëria.

Në një nga pyetjet që Elita i bëri Gjikos ishte reagimi i tij pas puthjes së parë.

Gjiko rrëfeu se puthja e parë me Elitën nuk kishte qenë ashtu siç e kishte pritur ai, duke shpjeguar se Elita i kishte mbajtur buzët e mbyllura gjatë puthjes, e që i ishte dukur si një puthje fëmijësh.

“Ça është kjo e puthme, kështu kam puth vajzat qe kam pas në shkollë fillore”, i kishte thënë atë kohë reperi, e të dy e kujtuan me të qeshur.

Teksa, Elita tha se këtë e kishte bërë pasi ende nuk ndihej e sigurt nëse dëshironte një gjë të tillë./Indeksonline/