22:26 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjiko me “Çunat e Rrugës”, arrin 1 milion klikime!

Kënga e fundit e reperit të njohur shqiptar Gjiko, me titull “Çunat e rrugës”, është pritur mjaft mirë nga publiku.

Madje kjo këngë ka arritur një sukses të madh edhe bazuar në dëgjueshmërinë në Youtube, shkruan Indeksonline.

Vetë Gjiko, përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram, ka bërë të ditur se kënga për dy ditë ka arritur të prekë 1 milion klikime.

“Hajde folim përnime… Çunat e Rrugës 1 milli, faleminderit krejtve”, ka shkruar ai në postimin që ka bërë. /Indeksonline/