11:51 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / B O

Gjiko me postim prekës për Gjiklen: Amanetin kom me ta kry, se t’kom pas gjithçka

Reperi pejan, Gjiko ka reaguar për vdekjen e familjarit të tij, Arlind Gjikollit.

Gjiko i ka premtuar të ndjerit se do të mbajë amanetin e tij sepse ai ishte gjithçka për të.

“Gjikla , po mundona mu bo i fortë , njejtë si me mësove tërë jetën , ty tkom pas vëlla shok mentor aletat o gjikla jem , shume sfida i kaluam bashkë , edhe këtë sfide menduam se do e kalonim , vetëm nje gjë e di sigurt, sëmundja se pat aspak të lehte , qetësia jote ja ngadalsoj turrin , mençuria jote e zhveshi atë. Shkenca e mjeksisë u fasionua me metodat tuaja , por ja qe Zoti te deshti më shumë se ne . Sepse engjujt nuk jetojnë në tokë por ne parajsë . Premtimin ta kom dhane e premtimet do i mbaj, amanetin kom me ta kry , e kur skom me u ndal , veq per ty gjikla jem , njejt si ti qe su ndale asnjëher per mu gjikla jem . Pusho i qetë vëlla i dashur , e ishalla na ki bo hallall krejtve , gjithmone ne zemrat tona pulsi jonë do te jesh” shkruan Gjiko në postim./Indeksonline/