Gjiko me projekt të ri, ja kur publikohet!
Gjiko dhe Nora Istrefi edhe një herë kanë bashkuar forcat për këngën e radhës.
Dyshja pas sukseset të këngës së parë “Gabime” nesër do të publikojnë bashkëpunimin e dytë, shkruan Indeksonline.
Kënga mban emrin “Anna” dhe lansohet nesër në ora 14:00, kështu kanë bërë të ditur dy artistët përmes rrjeteve sociale.
“Anna, nesër ora 14:00”, ka shkruar Gjiko në llogarinë e tij në Instagram.
Projekti do të publikohet edhe me videoklip dhe padyshim do të mirëpritet nga adhuruesit e dyshes./Indeksonline/